"Nuk është se kam dalë me tanga", Anxhela Peristeri flet për komentet negative (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri është një nga personazhet më të dashura për publikun. Ajo ka publikuar klipin e saj të fundit “Shpirt i bukur”, i cili ka korrur shumë sukses dhe është pëlqyer shumë nga njerëzit.

Përpos këngës ajo çka bëri më shumë bujë në mediat rozë ishte veshja e saj në klip. E veshur me të brendshme dhe një fustan nuse të zbuluar Anxhela u komentua pafund.

E ftuar tek Arjan Çani në Zonë e lirë Anxhela ka sqaruar dhe një herë se për të pamja në klip nuk kishte asgjë të ekzagjeruar.

“E ndrojtur nuk jam, nuk kam qenë ndonjëherë. Fustani është i pranueshëm, nuk është se kam dalë me tanga, mua nuk mu duk i ekzagjeruar. Fustani ishte gati, nuk është se ishte i prerë posaçërisht për mua, por ishte perfekt për klipin. Ata që kanë një fjalë të keqe për të thënë do ta thonë patjetër.
Shtuar më 20/09/2019, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori