Scholz krah Macron në përballjen me protestat: Jemi të shqetësuar për Francën

Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu sot shqetësimin e tij për trazirat e vazhdueshme në Francë, të cilat çuan në anulimin e një vizite zyrtare në Gjermani nga presidenti francez Emmanuel Macron.

“Ne kemi lidhje miqësore me Francën dhe jemi një çift që sigurohet që Bashkimi Evropian, i cili është kaq i rëndësishëm për të ardhmen tonë, të funksionojë mirë, kështu që sigurisht që po e shikojmë me shqetësim atë që po shpaloset në vend”, tha Olaf Solz një intervistë në televizionin publik ARD.

“Jam plotësisht i bindur se kreu i shtetit francez do të gjejë mjetet për të përmirësuar shpejt situatën”, shtoi ai.

Macron do të fillonte një vizitë zyrtare në Gjermani sonte, por e shtyu atë për shkak të trazirave në Francë.

Prej 5 ditësh Franca është përballur me protesta të dhunshme, pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel M. nga policia.

Qindra persona janë arrestuar, teksa një protestues humbi jetën pasi u rrëzua nga lartësia e një ndërtese.

Teksa qeveria ka shtuar forcat e policisë dhe ka nxjerrëmjetet e blinduara, gjyshja e Nahel M. ka bërë thirrje që protestat të ndalen dhe ka thënë se vdekja e nipit të saj po përdoret si justifikim.


Shtuar 2.07.2023 18:17