“Mallkuar qofshin ato plumbat”, nëna iu vra gabimisht në masakrën e “Don Boskos”, reagimi prekës i djalit

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një gryua mbeti e vrarë dhe pesë persona u plagosën në një lokal në zonën e “Don Boskos”.

Viktimë mbeti 60-vjeçarja Mimoza Paja, e cila punonte si banakiere në lokal dhe u vu gabimisht në shënjestër të autorëve.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe djali i viktimës në një postim në rrjetet sociale.

“Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tend qofsh e xhenetit mam”, shkruan ai.

Të plagosur në ngjarjen e rëndë mbetën Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli si dhe një vajzë 10-vjeçare, e cila u dëmtua nga ciflat e xhamit që ranë nga plumbat.

Lokali ku ndodhi ngjarja ishte në pronësi të Fatjon Muratit, i cili ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, megjithëse nuk u gjet në banesë pas ngjarjes së rëndë.

Murati njihet për lidhjet me Endrit Doklen dhe emri i tij është përmendur në masakrën e vitit të kaluar në Fushë-Krujë, ku u vranë tre persona, mes tyre djali i xhaxhait të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj. /albeu.com