Ronaldo i jep rekorde në rrjetet sociale Al Nassar, klubi arab i bashkohet treshes Real-PSG-Barcelona

Falë yllit portugez Cristiano Ronaldo, Al Nassr është bërë klubi i katërt në botë me më shumë ndërveprime në rrjetet sociale. Para tyre qëndrojnë vetëm tre prej gjiganteve europiane si Reali i Madridit, PSG dhe Barcelona.

Këto janë shifrat në rrjetet kryesore sociale: në “Twitter”, Al Nassr kishte 12.5 milionë ndërveprime, duke e vendosur atë në “top-3” mes të gjitha klubeve në botë, pas Barcelonës dhe Gallatasarait, në “Instagram” u ngjit në vendin e pestë; dhe në “TikTok” pati një ndikim prej 166 milionë shikimesh.


Shtuar 3.03.2023 11:59