Po udhëtonin drejt Greqisë, 17-vjeçarja shqiptare humb jetën në mënyrë misterioze para syve të të atit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotmë në Greqi.

Një adoleshente shqiptare ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze. 17-vjeçarja ishte dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore të Amfilochia nga babai i saj, por më pas kishte humbur jetën.

Mediat greke raportojnë se vajza po udhëtonte me të atin nga Shqipëria drejt Greqisë, kur papritur u ndje keq në rrugë.

Pasi humbi ndjenjat, babai e kishte dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore, por mjekët nuk mundën t’i vinin në ndihmë.

Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së saj./Albeu.com/


Shtuar 5.04.2023 10:21