Meghan dhe Harry në dasmën e Princeshës? Çfarë vendimi ka marrë çifti (FOTO LAJM)

Dramat e fundit në familjen mbretërore, duket se nuk e kanë penguar princeshën Beatrice të ftojë çiftin Harry-Meghan në dasmë.

Pavarësisht ç'thuhet, ftesa e dasmës ka mbërritur në duart e çiftit dhe dyshja po planifikon udhëtimin nga Kanadaja drejt Londrës, për të qenë të pranishëm.

Princeshës i erdhi në majë të hundës me skandalet që e detyrojnë të shtyjë dasmën

Një shenjë paqeje në horizont, pas gjithë polemikave që e kanë shoqëruar familjen mbretërore që nga koha kur princ Harry dhe Meghan vendosën të tërhiqeshin nga detyrat mbretërore.

Së fundmi, çifti deklaroi se s’do të përdorin më termin “royal” pasi të heqin dorë tërësisht nga detyrat tërësisht nga detyrat mbretërore.

Kjo lëvizje është pak problematike pasi Instagrami dhe faqja e tyre zyrtare quhet “Sussex Royal" dhe burime brenda pallatit thonë se Harry & Meghan e "kanë humbur komplet sensin e perspektivës".

Pas kunjave për mbretëreshën, Harry dhe Meghan marrin vendimin
Dasma do të mbahet pas disa muajsh, kështu që deri atëherë ka kohë që tensionet mes tyre të zbehen edhe pse vëmendjen më të madhe se çifti që kurorëzohet do ta ketë ardhja e Meghan & Harry-it.
Shtuar më 26/02/2020, ora 15:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori