Me valixhe në dorë dhe të vrenjtur në fytyrë: Çfarë po ndodh me romancën e re të Dua Lipës (FOTO LAJM)

Pak pasi Dua konfirmoi ndarjen nga i dashuri Isaac, u përfol për një romancë me vëllain e modeleve të famshme Anëar Hadid.

Thashethemet morën fund shumë shpejt pasi Dua u pa teksa puthej në një festë të organizuar me rastin e ditëlindjes së 20 të modelit dhe më pas në një festival në Londër.

Ndërkohë Anëar e shoqëroi këngëtaren me origjinë shqiptare në koncertin “Amazon’s Prime Day” dhe u shfaqën mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Së fundmi, ata janë fotografuar teksa dilnin së bashku nga apartamenti i modelit. Madje Dua publikoi një video në “Instastory”, ku e konfirmoi romencën me të dashurin 4 vite më të vogël.

Natën e kaluar Anëar mbështeti Duan, e cila performoi në festivalin British Summer Time në Londër.

Mesa duket, Dua ka rigjetur dashurinë dhe e gjithë vëmendja e saj shkon për bjondin bukurosh.
Shtuar më 12/07/2019, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori