I vetmi i mbijetuar nga vagoni i parë, mrekullia me studentin e inxhinierisë

20-vjeçari grek Gerasimos-Iason Georgiadis është i vetmi i mbijetuar nga vagoni i parë i trenit të pasagjerëve që u përplas pak ditë më parë me një tren mallrash në Larisa. Ai është duke marrë mjekim në Shërbimin Intensiv në spital ndërsa mediat greke zbulojnë detaje nga momenti se si ai arriti të shpëtojë.

Pas përplasjes, ai u hodh nga dritarja dhe i shpëtoi shpërthimit dhe zjarrit. Megjithatë, përplasja në tokë shkaktoi lëndime të rënda në kokë. Tashmë ai ka bërë dy operacione, ku mjekët nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet titanike për ta shpëtuar.

Kujtojmë se nga kjo tragjedi kanë humbur jetën edhe disa të rinj shqiptarë, ndërkohë që një tjetër i ri shqiptar nuk gjendet ende. /albeu.com


Shtuar 4.03.2023 11:45