I riu nga Delvina u vra sot në Athinë, në 2019 i ekzekutuan vëllanë në Gjermani

Koço Myftari është 23-vjeçari nga Delvina që u vra sot në Athinë.

Kanë qenë shokët e të riut ata që e çuan Koçon me plagë të shumta thike në Spitalin Enagelismos mëngjesin e sotëm. Për fat të keq i riu nuk ia doli, e për rrjedhojë vdiq në spital.

Policia ka shoqëruar shokët e te riut për të marrë dëshmitë e tyte, sakaq nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me motivet e ngjarjes dhe autori/ët e vrasjes.

Gjithashtu mësohet se në  vitin 2019, Koços i vranë vëllanë, Ridjan Myftari në Gjermani.

Ridjan Muftari u vra me thikë nga një afrikan. I riu nga Delvina ka qenë së bashku me një kushëririn e tij kur janë konfliktuar me afrikanin, i cili ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar 2 shqiptarët. Kushuriri i Myftarait është qëllluar 6 herë me thikë, por shpëtoi.

Ridjan Myftari, megjithëse është goditur vetëm 1 herë me thikë, goditja ka qenë fatale për jetën e tij dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

/albeu.com/


Shtuar 12.06.2023 15:10