Vuçiç feston ditëlindjen mes grave në Katar: Këto zonja të mrekullueshme më surprizuan

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në Katar. Atje e ka kapur data e ditëlindjes së tij të 53-të, ku dhe është surprizuar nga disa nga zyrtare.

Ai shkruan se ato i sollën një tortë, ndërsa theksoi se në Katar do të bëhen punë të mira për Serbinë.

“Është pothuajse mesnata në Katar. Në mëngjes shkojmë në mbledhje në orën 7 dhe dua të pushoj dhe të përgatitem mirë. Megjithatë, këto zonja të mrekullueshme, duke qenë se nuk isha veçanërisht i shoqërueshëm, më sollën një tortë për ditëlindjen time të 53-të. Faleminderit që jeni këtu për dhjetë vjet dhe faleminderit të gjithëve që nuk do të mund të përgjigjem të nesërmen. Besoj se këtu në Katar do të bëjmë një punë të mirë për Serbinë tonë! Rroftë Serbia!”, shkruan ai./albeu.com

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

 


Shtuar 4.03.2023 21:06