Akident i rëndë në rrugë, kamioni përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, në Lipjan. Një qyetar është përplasur nga një kamion. Personi ka ndërruar jetë në vend.

Ai është lënë në rrugë për rreth 40 minuta, i mbuluar në gjak. Kjo erdhi për shkak se ambulanca ka mbërritur me vonesë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërsa mësohet se edhe policia ka mbërritur me vonesë në vendin e ngjarjes për të identifikuar viktimën dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit rrugor.


Shtuar 20.05.2023 17:03