Ledri Vula nuk është me në menaxhim të Faton Shoshit
Ledri Vula ka shkëputur bashkëpunimin me menaxherin Faton Shoshi, teksa tani reperi ka vendosur që të vazhdojë rrugën si artist i pavarur.

Burime të lajmi.net, marrin vesh se dyshja nuk janë duke bashkëpunuar, rrjedhimisht kuptohet se Fatoni më nuk menaxhon datat dhe çdo gjë tjetër rreth karrierës së Ledrit.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me Faton Shoshin për të marrë një koment nga ai, por nuk ka qenë i qatshëm.

Megjithatë, duket se dyshja i kanë ruajtur raportet që kishin mes vete. Kjo së paku bazuar në rrjetin social Instagram, ku shihet se ata ndjekin ende njëri-tjetrin.
Shtuar më 22/11/2019, ora 22:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori