La Shqipërinë dhe iku në SHBA, çfarë pune bën sot Bjordi
Të gjithë e mbani mend ish-konkurentin e famshëm të "Big Brother Albania 2", Bjordi Mezini, i cili që pas përfundimit të aventurës së tij në reality show u bë shumë i njohur për publikun dhe ju përkushtua punës si aktor dhe regjisor.

Bjordi këto vite ka qenë shumë aktiv në kinematografi dhe ka luajtur në serialin e njohur “Kokrrat” , por ka qenë dhe regjisor i disa prodhimeve të tjera.

Mirëpo prej kohësh ai është larguar në SHBA së bashku me të dashurën e tij. Së fundmi, ai i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instastory, duke zbuluar se ç'bën me jetën e re.

“Me se po merresh tani?”, e pyesin fansat shkruan xing.al.

‘Momentalisht po punoj në një lokal”, ka treguar Bjordi duke treguar se ka ndërmend të qëndrojë andej për gjithmonë.
Shtuar më 30/11/2018, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori