Konkurenca, paratë dhe dashuria, sekretet e Hygerta Sakos (FOTO LAJM)

Me 9 gusht festoi ditëlindjen e 42-të, por për Hygerta Sakon, çdo moshë ka kënaqësinë e saj. Për ishMiss-in, bukuria është thjesht fasadë, ndaj për 24- vite karrierë ka punuar fort që të qëndrojë në majë të piramidës. Moderatorja e emisioneve të ndjekura të sportit në TVSH rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus” të gjitha sekretet e jetës jashtë ekranit, nga marrëdhënia me vajzën te partneri i duhur për të.

Në superformë gjithmonë e më shumë. A mund të themi se tani po shijon kulmin e bukurisë dhe vetëbesimit?

Faleminderit për komplimentin! S’mund të them që po shijoj kulmin e bukurisë sepse tashmë s’jam më e re, por të vetëbesimit po. E them këtë, sepse tashmë jam e vetëdijshme për feminilitetin dhe sensualitetin që duhet të përcjellë një femër, që së bashku me virtyte të tjera, të bëjnë të ndihesh e bukur me veten. Plus kësaj, jam shumë më e kujdesshme me veten, duke u kujdesur për ushqimin dhe duke u marrë me aktivitet fizik.


Në një “Instastory” ke ndarë me ndjekësit pa asnjë kompleks edhe moshën, pasi pak ditë më parë kishe ditëlindjen. Si ndihesh 42 vjeç?

Për mua mosha nuk ka qenë dhe as do të jetë ndonjëherë kompleks. Nuk dua të përmend nga ato shprehjet klishe “njeriu është sa vjeç ndihet”, por mund të them që çdo moshë ka bukurinë e saj. Ok, me disa rrudha më shumë, po ç’rëndësi ka, përderisa unë kam të njëjtën energji dhe dëshirë për ta jetuar çdo minutë njësoj sikur të isha 20 vjeç. Rëndësi ka të kesh shpirtin e ri dhe energjik, të jesh pozitive dhe ta duash jetën">jetën. Bukuria është thjesht fasadë, jo esencë.

Shpesh poston foto që i ka shkrepur vajza jote. Si janë marrëdhëniet e tua me të, tani që po rritet? Ke menduar ta mbash larg televizionit apo shfaqja e saj në ekran do të jetë thjesht surprizë?

Ana ka një sy artistik të jashtëzakonshëm dhe një talent të lindur për fotografinë. Jam me fat që kam një fotografe personale. Koha që kaloj me të tani, që është pothuajse 13 vjeç, është e paçmueshme. Tashmë mund të them që e kam shoqe dhe çdo ditë më surprizon me mënyrën se si i logjikon apo koncepton gjërat. Televizioni nuk i intereson, nuk është nga ato vajzat që e kanë mendjen për t’u veshur e për t’u zbukuruar. Nuk di çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por për momentin duket që e ardhmja e saj nuk do jetë televizioni.

Gjithmonë e qeshur dhe energjike. A ke ti një sekret?

E qeshura të zgjat jetën">jetën. Pozitiviteti po ashtu. Unë e jetoj jetën">jetën për veten time, nuk më intereson tjetri, nuk ndiej xhelozi, nuk gjykoj askënd. Nuk merrem me thashetheme, nuk kam komplekse të asnjë lloji. Kam një rreth të ngushtë shoqëror, ku ndihem mirë dhe marr energji pozitive. Kam një familje të mrekullueshme dhe një vajzë që më mbush me lumturi çdo ditë. Kam një punë që e dua shumë dhe e bëj me pasion. Ky është sekreti im. Jetoj jetën">jetën time me pozitivitet e optimizëm dhe thjeshtë.

Sa i përket jetës profesionale, je ndër moderatoret më të spikatura të sportit. E ndien konkurrencën dhe çfarë të bën të ndihesh gjithmonë në majën e piramidës?

Konkurrenca sjell veç progres. Të bën të etur, të bësh më shumë e të kërkosh më shumë nga profesioni yt. Unë s’kam pse ndihem e rrezikuar, në momentin që jam profesioniste dhe punoj në një kanal profesionist. Nuk më kanë punësuar apo besuar emisione të rëndësishme sepse jam e bukur, se ka vajza të reja shumë më të bukura se unë. Kam 24 vjet në televizion, kam bërë që nga spektaklet e festivalet më të rëndësishme, deri tek emisionet e përditshme.

Eksperienca është e bollshme. Në majë të piramidës do të ndjihem deri sa çdo gjë që bëj në punën time e bëj me pasion dhe integritet, deri në momentin kur do e kuptoj që duhet të tërhiqem nga ekrani dhe të kaloj pas kamerave. (Shpresoj sa më vonë. Qesh)

Të mbash një titull jete, Miss, është triumf apo kompleks për ty dhe pse?

Të jesh Miss i një vendi, patjetër që është vlerë e kënaqësi, por është thjesht një konkurs bukurie. Që më quajnë akoma “Missi”, më bezdis pak të tregohem e sinqertë, sepse kam 24 vite karrierë tashmë dhe kam treguar që s’kam veç bukuri. “Miss Albania” është një kujtim shumë i bukur për mua, ai event që mua më dha mundësinë të realizoj ëndrrën time për të punuar në televizion, por kaq. Por njerëzit më identifikojnë me atë kurorë bukurie dhe unë s’kam çfarë bëj, më duhet ta pranoj. Do ngelem deri në fund “Missi nga Durrësi”. (Qesh)

Çfarë po shijon në maksimum këto kohë, duke qenë se vitet ikin shpejt?

Unë të gjitha i shijoj në maksimum, në çdo kohë e në çdo moshë. Ndoshta tani kam një dëshirë më të madhe të udhëtoj e të shoh vende të reja dhe kur më jepet rasti, nuk mendohem dy herë.

Kalojmë te paratë, a janë ambicia jote dhe a ke një qëllim në kokë që duhet ta arrish?

S’kanë qenë kurrë dhe as do të jenë. Për mua kanë rëndësi të tjera gjëra në jetë. Bëj edhe pa jetën">jetën e luksit, edhe pa pushime në vende ekzotike, edhe pa veshje e makina të shtrenjta. Kush më njeh nga afër, e di shumë mirë këtë gjë dhe se çfarë jete të thjeshtë bëj. Për mua kanë rëndësi njerëzit që ke pranë, koha që kalon me ta, suksesi në punë e në jetën">jetën personale. Ky është qëllimi im.

Thonë që përjetimi i dashurisë reflektohet edhe në pamje. Mund të themi se ti po jeton një ndjenjë të bukur?

Pse, kaq e bukur po ju dukem? (Qesh)

Mendon ndonjëherë që nuk gjen meshkuj të moshës tënde kaq në formë, ndaj s’është çudi që të të shohim edhe në krah të një më të riu?

Jo, nuk e shoh veten me dikë më të ri. Nuk do ndihesha vetvetja. Nuk i paragjykoj çiftet e këtij lloji, por vetë nuk i preferoj këto lloj lidhjesh. Veten e shoh veç me dikë të pjekur, të realizuar e me eksperiencë në jetë. Dhe e keni shumë gabim që nuk gjenden meshkuj të moshës sime që janë në formë. (Qesh)

Një personazh televiziv si ty, ç’bën ndryshe nga vajzat e thjeshta që jetojnë në një metropol si Tirana?

Çfarë bëj ndryshe? Asgjë. Sepse jam më e thjeshtë sesa edhe këto vajzat e thjeshta që përmendët. Nuk dal club-eve, as lokaleve të Bllokut apo ndonjë zonë tjetër In, preferoj atletet e pantallonat e shkurtra e kafe me mikeshat e mia të ngushta. Nuk shkoj në qendra estetike, as te parukierja, përveçse kur kam emision apo ndonjë rast të veçantë. Nuk e kaloj fundjavën jashtë shtetit, as dal për shopping çdo dy ditë. Kështu që, sikur të më quani edhe mua një nga vajzat e thjeshta të Tiranës, nuk me ngel hatri fare.

Këtë sezon të ri televiziv, ku do të të shohim?

Do të vazhdoj të moderoj emisionet “Rubrika Sportive” dhe “Ëndërr Kuq e Zi”, por edhe një program të ri në TVSH, ideja për të cilin ende nuk është kristalizuar.
Shtuar më 19/08/2019, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori