Kim Kardashian publikoi një foto të së ëmës, Kris Jenner me bikini është bombë (FOTO LAJM)

Kim Kardashian është treguar shumë bujare me fotot e vjetra që ka publikuar këtë javë në Instagram.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe ku tregon sesi dukej kur ishte adoleshente bashkë me motrën Kourtney.

Por mbrëmjen e djeshme, Kim është treguar më bujare nga çdo herë tjetër kur postoi një foto të pabesueshme të nënës Kris Jenner, teksa pozonte me bikini në pishinë me mikeshën e familjes Faye Resnick.

“Doja të thoja … kush është më seksi se nëna ime pas lindjes së vëllait tim!” , shkroi Kim në foto.

Rob Kardashian ka lindur në vitin 1987, dhe fotografia i bie t’i përkasë periudhës në fund të viteve 1980, kur bikinit me dizajn të lëkurës së zebrës ishin në modë.

Kris duket e hatashme në këtë foto që është realizuar vite më parë dhe nuk e dimë sesi Kim kishte rezistuar deri tani për ta postuar!

Shtuar më 09/10/2019, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori