Vidhte pjesë automjetesh dhe i shiste, arrestohet i riu në Elbasam

Një 29-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi akuzohet se vidhte pjesë automjtesh, kryesisht pasqyra, të cilat më pas i shiste.

Sipas policisë rezulton se i riu me iniciale E.B. është dënuar më parë për po të njëjtën vepër penale. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.

29-vjeçari dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë , ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Pasqyrat”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi rezultoi se kishte vjedhur pasqyrat e 2 automjeteve të parkuara, në lagjen “Kala”, njofton policia./albeu.com/


Shtuar 5.03.2023 11:11