Trazirat në Francë, sulmohet me makinë banesa e kryetarit të bashkisë, plagoset gruaja dhe një nga fëmijët

Gjatë natës, sulmuesit përplasën me një makinë shtëpinë e kryetarit të periferisë së Parisit, L’Haÿ-les-Roses, thonë autoritetet.

Sulmi ndodhi në orën 01:30 (23:30 GMT), kur Vincent Jeanbrun ishte në zyrën e tij.

Gruaja dhe dy fëmijët e tij ishin në gjumë kur sulmuesit e panjohur u përplasën përmes portave dhe i vunë flakën makinës.

Kur gruaja dhe fëmijët e tij të vegjël tentuan të arratiseshin, ata u goditën nga fishekzjarrët si pasojë e së cilës u plagosën gruaja dhe një nga fëmijët.

Ishte “një tentativë vrasjeje”, tha kryebashkiaku Jeanbrun.

Policia ka nisur një hetim./Albeu.com/


Shtuar 2.07.2023 10:17