Fjalimi i Zelenskyt për përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë: Fitorja e pashmangshme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbajti dje një konferencë të gjatë për shtyp në Kiev, në kuadër të përvjetorit të parë të pushtimit rust ë vendit.

Gjatë konferencës, Zelensky zbuloi se  dëshiron që Kina të jetë pjesë e çdo procesi paqeje. Ai tha se po planifikon të takojë liderin kinez Xi Jinping, pa zbuluar një datë apo vendtakimi.

“Kam në plan të takoj Xi Jinping dhe besoj se kjo do të jetë e dobishme për vendet tona dhe për sigurinë në botë”, tha ai gjatë konferencës për shtyp në kuadër të 1 vjetorit të luftës.

“Ne e kuptuam qartë [në ditën e pushtimit] se për çdo të nesërme, duhet të luftosh. Dhe ne luftuam. Dita më e gjatë e jetës sonë. Dita më e vështirë e historisë sonë moderne. U zgjuam herët dhe që atëherë nuk na ka zënë gjumi”, tha ai.

Ndërsa theksoi se nëse aleatët perëndimorë respektojn ë premtimet dhe afatat për ndihma dhe armë, atëherë Ukrainën e pret në mënyrë të pashmangshme paqja, shkruan The Guardian.

Ukraina shpreson se aleatët e saj do të dërgojnë dhjetëra tanke të prodhimit gjerman. Kjo mund të bëjë një ndryshim të lojës në fushën e betejës”, tha Zelensky.

Kujtojmë se Polonia i dërgoi dje tanket e saj luftarake Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë, kështu ka bërë të ditur një zëdhënës i Qeverisë.

Gjatë një vizite në Kiev, kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, njoftoi dorëzimin e katër nga 14 tanket e premtuara Leopard 2 , duke shtuar se 60 tanke të tjera do të mbërrijnë në ditët në vijim.

Ndërsa Suedia do të dërgojë deri në 10 tanke Leopard dhe sisteme kundërajrore në Ukrainë

Pajisjet ushtarake do të dorëzohen si pjesë e paketës së 11-të të mbështetjes së mbrojtjes dhe do të përfshijnë sistemet HAWK.

“Tanket suedeze përforcojnë kontributin e Leopard 2 që japin vendet e tjera evropiane”, tha qeveria e vendit në një deklaratë./albeu.com/


Shtuar 25.02.2023 07:15