Intervista e çuditshme me Jimmy Fallon, Lady Gaga kërkon falje
Në fillim të prillit, Jimmy Fallon telefonoi Lady Gaga gjatë emisionit të tij – të përshtatur me video-telefonata për shkak të Covid-19 – për ta pyetur për më shumë detaje në lidhje me një projekt të ardhshëm të këngëtares. Intervista qe e çuditshme dhe e sikletshme, për të dyja palët.

“Nuk mundem, Jimmy. Nuk mund të flas tani. Më vjen vërtet keq, është një moment i çuditshëm,” tha Gaga gjatë intervistës. “Nuk mund t’ju them gjithçka tani sepse po merrem me detajet. Kam shumë telefonata për të bërë.”

Reagimi i saj vendosi në siklet edhe Jimmy Fallon, që mesa kuptohej, ishte në dijeni të plotë të gjithë projektit të Gaga-s. Së fundmi, Gaga kërkoi falje për intervistën e çuditshme.

“Më vjen keq. Nuk ishim gati, por e vlerësoj që u treguat shumë të sjellshëm në lidhje me këtë. Faleminderit. Ju dua të gjithëve, shpresoj të jeni mirë,” tha ajo në një tjetër video-telefonatë me Fallon.

Lady Gaga zbuloi se bëhej fjalë për një koncert virtual të Global Citizen Festival dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) më 18 prill. Fallon, Jimmy Kimmel dhe Stephen Colbert janë prezantuesit e koncertit të quajtur “Një botë: Bashkë në shtëpi”.

Përpos Lady Gaga-s, do të performojnë edhe Alanis Morissette, Andrea Bocelli, Billie Eilish, Billie Joe Armstrong, Burna Boy, Chris Martin, Eddie Vedder, Elton John, J Balvin, John Legend, Kacey Musgraves dhe Keith Urban.

Shtuar më 09/04/2020, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori