I dha fund marrëdhënies treshe? Pas Eglës, flet "Princi i Libofshës"
Egla është përfolur për marrëdhënien treshe, por kohët e fundit ajo ka zbuluar se është një nënë beqare, duke i dhënë njëherë e mirë fund marrëdhënies së saj.

Për këtë ka folur edhe ish-partneri i saj Aleksander de Basseville.

-Duket sikur ke marrë frenat e opozitarit kundër politikanëve, apo jo?

Në fakt, si ushtarak unë shpreh gatishmërinë time për të luftuar me politikanët “civilë”, që janë mediokër dhe të pazotë për të drejtuar vendet e tyre. Dhe nuk do lejoj më ta bastardojmë në konceptin e një vajze të painformuar, e cila s’ka as idenë më të vogël se çfarë unë jam duke punuar dhe angazhimet e mia deri në menaxhimin e famës sime përpara se të njihja një vajzë, që ta bëja të besonte se ajo është dikushi, si në filmat e “Walt Disney”.

-E ke fjalën për ish-partneren tuaj, Egla Harxhin?

Po, dua të theksoj se unë s’kam më punë me të dhe i kam ndërprerë marrëdhëniet pas shantazheve që ajo më bënte. Ajo ka rëmbyer djalin tonë dhe nuk më lë ta takoj. Dua të theksoj që ajo po përdor fëmijën tonë pa asnjë autorizim, për t’u bërë e famshme. Si njerëzit mund ta besojnë këtë familje, të cilët janë nën investigim për falsifikim dokumentesh në Bashkinë e Tiranës?


Shtuar më 16/02/2020, ora 22:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori