Mundi bindshëm Gjukanoviçin, Rama uron presidentin e ri të Malit të Zi

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter ka uruar presidentin e ri të Malit të Zi Jakov Milatoviç.

“Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatovic
dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja”, shkruan Rama.

Kujtojmë se në zgjedhjet e së dielës, Milatoviç ka mundur bindshëm Milo Gjukanoviç, i cili pranoi rezultatin dhe dha dorëheqjen dhe nga drejtimi i partisë së tij DPS.


Shtuar 7.04.2023 18:07