Ermal Mamaqi ia thotë në sy Zaimina Vasjarit: Nuk do të ftoj kurrë më!
Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në spektaklin “Shiko Kush LUAN” në Top Channel. Ermali u vendos përballë një sfide mjaft interesante “ Jimmy Fallon apo Tony Robbins?”.

Duke qenë si Jimmy Fallon, një “showman” dhe drejtues emisionesh, Ermali u vendos para pyetjes:

“Si Jimmy Fallon dhe një show-man, na thuaj personazhin publik shqiptar që do doje të kishe sërish në program si të ftuar dhe emrin e personzhit publik shqiptar që nuk do e ftoje më kurrë dhe pse?”

Emrin e personazhit që do donte të kishte sërish në program si të ftuar ai përmendi Bleona Qeretin, ndërsa personazhit që nuk do e ftonte më kurrë Ermali “ia tha në sy” emrin, Zaimina Vasjarit dhe arsyeja ishte se Zaimina vonohet shumë kur e fton në emision.
Shtuar më 23/01/2021, ora 23:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori