Sot raundin i dytë i primareve në 5 bashki, PD: Merrni pjesë në këtë proces të rëndësishëm, kandidati të zgjidhet me votë

Sot do të zhvillohen Primaret në degët ku në votimin e parë, kandidatët dolën në balotazh.

PD sqaron se bëhet fjalë për bashkitë, Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.

Njoftimi:

Ditën e diel do të zhvillohet raundi i dytë (balotazhet) e Primareve për kandidatët për Kryetarë Bashkie të Partisë Demokratike të Shqipërisë në 5 degë.

1. Mat

2. Dibër

3. Fier

4. Mirditë

5. Librazhd

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pocesi i votimit do të hapet ne orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm e të zgjedhin me votë kandidatin e tyre për Kryetar Bashkie.


Shtuar 11.12.2022 07:27

Tags: ,