Po kopjon Kate Middleton? Meghan Markle ndryshoi “look” dhe rrjeti shpërtheu

Meghan Markle është shfaqur me një “look” të ri në daljen e fundit.

Dalja publike e Meghan Markle ka ndezur debat në mediat sociale, pasi disa pretendojnë se pamja e saj e re ka disa ngjashmëri me atë të princeshës Kate Middleton.

Ndryshimi është te modeli i ri i flokëve. Flokët e saj të drejtë me shkëlqim u kujtuan shumë njerëzve princeshën e Uellsit, por disa besojnë se ngjashmëritë nuk është vetëm tek flokët.

Paraqitja e dukeshës vjen pasi u konfirmua se ajo nuk do të merrte pjesë në kurorëzimin më 6 maj.

“Lifting fytyre, mbushje buzësh, heqje dhjami në faqe, botox, dhëmbë e rregullurara” ishte një tjetër koment në rrjet.

Megjithatë, kishte edhe disa komentues që thanë se Markle po dëshiron të imitojë disa personazhe të njohur.