Dikur kryesonte kopertinat sot e pastrehë, modelja e njohur tregon si e zhvati shtëpi burri që dashuronte (FOTO LAJM)

Dikur modelja Nastasia Urbano fitonte rreth një milion dollarë në vit. Përgjatë harkut kohor të një viti ajo punonte vetëm 20 ditë.

Por tani ish-modelja është e pastrehë, ajo nuk ka më as një shtëpi ku të fus kokën. Sot ajo është 57 vjeçe dhe sigurisht që nuk e ka më bukurinë e dikurshme.

Tani modelja jeton në rrugët e Barcelonës dhe fajëson për gjendjen, në të cilën ndodhet një burrë, të cilin ajo e donte shumë.

Ajo është shprehur kështu:

E vetmja gjë e mirë nga ajo marrëdhënie kanë qenë fëmijët e mi, pjesa tjetër ishte e tmerrshme. Ai paguante gjithçka me paratë e mia. Vetëm dy ditë pas njohjes ai donte që unë t’i blija një BMW dhe unë, si një budallaqe, unë nënshkrova një çek. Isha e dashuruar!”
Dikur Nastasia kishte gjithçka dhe jetonte si një princeshë. Kurse tani, ajo vuan nga depresioni dhe e kanë nxjerrë nga shumë shtëpi, pasi nuk mund të paguante më as qiranë.

Shtuar më 19/08/2019, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori