Modelja i dërgoi dronin Luizit? Motra e Kejvinës zbulon të vërtetën (FOTO LAJM)

Pas shumë droneve në “Big Brother”, ai i sotmi ka ngritur mjaft dyshime si brenda dhe jashtë shtëpisë. Mbi qiellin e BBV u ngrit një foto e Luizit dhe Kejvinës ku shkruhej: Unë të dua dhe ti e di.

Luizi u shpreh i sigurt se droni ishte nga Kejvina, por ishte Olta ajo që mohoi kategorikisht.

Por motra e Kejvinës, Dorisa Kthella ka konfirmuar se droni u nis nga moelja me anë të disa postimeve në Instagram.

“Fluturimi i parë arriti me sukses,”ka shkruar ajo krahas imazhit të dronit./albeu.com/


Shtuar 7.02.2023 19:50