Bënë lëmsh dynjanë, Keisi pajtohet me Stresin? (FOTO LAJM)

Stresi dhe Keisi janë dy ndër personazhet më të komentuar në mediat rozë. Ndarja e tyre u shoqërua me bujë të madhe por vetëm para disa ditësh, i ftuar në "Ftesë në pesë", Stresi u shpreh se ai dhe Keisi thjesht po bënin një pauzë nga lidhja e tyre dhe që ekziston mundësia të kthehen sërish bashkë.

Po ashtu dhe Keisi e ka përmendur emrin e reperit në rrjetet e saj sociale. Së fundmi përmes një postimi të bërë në Instagram, bukuroshja iu ka dhënë mundësi fansave t'i bëjnë pyetje të ndryshme, të cilave iu ka kthyer dhe përgjigje publike.

Një ndër ndjekësit e ka pyetur se cilin artist mashkull pëlqen më shumë dhe Keisi nuk ka hezituar të thotë emrin e Stresit. “Hë se e di, të gjithë për këtë përgjigje po prisni kaq shumë. Normalisht është Stresi”, është përgjigjur ajo.




Shtuar më 07/11/2019, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori