10 të vdekur në Kherson nga sulmet ruse në prag Krishtlindjesh, Zelensky reagon ashpër: Vrasje për hir të kënaqësisë

Të paktën 10 persona janë vrarë nga sulmet me raketa ruse në prag të Krishtlindjeve në qytetin ukrainas Kherson. 58 persona të tjerë u plagosën në sulmin të cilin Kievi e dënoi si vrasje të qëllimshme për kënaqësi, raporton SkyNews.

Yuriy Sobolevskyi, nënkryetar i këshillit rajonal, tha se një raketë ra pranë një supermarketi pranë Sheshit të Lirisë të qytetit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndau foto në internet që tregojnë rrugët e mbushura me makina të djegura, xhama të thyer dhe trupa të pajetë

“Këto nuk janë objekte ushtarake… Është terror, është vrasje për hir të frikës dhe kënaqësisë”, tha ai.

Ukraina rimori qytetin jugor nga Moska në nëntor, i cili ishte i vetmi kryeqytet rajonal i pushtuar nga Rusia që nga pushtimi i saj në shkurt. Ndërkohë, Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët./albeu.com


Shtuar 24.12.2022 19:39