Detaje nga vrasja e dyfishtë në Shkodër, babë e bir pa precedentë penalë, kultivimi i kanabisit një nga pistat ku po hetohet

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Sumë të njësisë Pult në Dukagjin.

Babë e bir Gjokë dhe Eduart Gurra u vranë në oborrin e shtëpisë, të cilën persona të paidentifikuar e kishin djegur një natë më parë.

Një nga pistat ku po hetohet aktualisht për krimin është ajo e kultivimit të kanabisit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40 të ditës së sotme, teksa duket se ka qenë një plan i mirëmënduar që filloi me djegien e shtëpisë e më pas autori i ka pritur dhe i ka ezkekutuar.

Ndërkohë, policia është vënë në lëvizje vetëm pas telefonatëss ë familjarëve, pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është e largët nga Shkodra dhe me shumë pak njësi banimi.

Dy viktimat rezultojnë pa precedentë penalë, madje Gjokë Gurra kishte punuar vite më parë në Polici. Ndaj dhe policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me kultivimin e kanabisit, pasi zona e Dukagjinit është e njohur për mbjelljen e tij.

Ndër të tjera, familja Gurra kishte pak kohë që ishte shpërngulur për të jetuar në qytetin e Shkodrës dhe banesa që u dogj nuk banohej.

Gjokë Gurra ishte babai i dy fëmijëve, një djali e një vajze, ndërsa djali i tij Eduarti ishte baba i dy vajzave.

 


Shtuar 29.06.2023 19:23