“Baca nuk është në fletë votimi, keni Like Floririn”/ Rama ironizon nga Durrësi koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Kryeministri, Edi Rama, zhvilloi sot një takim me qytetarët e Durrësit në Eco Parkun e Porto Romanos, nga ku mbolli pemë (nismë e PS-së për këtë fushatë elektorale).

Në takim të pranishëm ishin edhe nxëës shkolle. Rama tha se së shpejti në Durrës do të hapet akademia më e madhe e futbollit.

Gjithashtu Rama tha se nuk e kupton se si ka njerëz që shkojnë ende pas Berishës. Ai iu referua Berishës me etiketimin “non grata” ose “Baca”.

Rama u shpreh se “Baca” nuk është as në fletë votimi, por është “Like Florir” ( Ilir Meta).

“Edhe me dasht me bashkëpunu me ta, nuk dinë, plus edhe nuk duan e kompletohet e gjitha. Durrsakët s’duhet të shohin majtas e djathtas. Këto janë zgjedhje për të bërë më shumë punë. Kjo është zgjedhje. Nuk është a je me PS apo PD se nuk ka edhe me PD apo me atë zorrën qorre. Kjo është zgjedhje, me të ardhmen apo të shkuarën, do të shkosh përpara apo të kthehesh mbrapa”, tha Rama./albeu.com/