Stina e shegëve, të mirat që vijnë nga konsumi
Në tryezën e fundvitit nuk duhet të mungojë kurrsesi shega, simbol i mirëqenies, jetëgjatësisë dhe mbarësisë. Mirëpo nuk duhet të prisni datën 30 dhjetor për të konsumuar frutin e përgjakshëm, pema e të cilit mund të rrojë deri në 200 vjet. Përkundrazi tani që shegët janë ‘’zyrtarisht’’ në treg, duhet t’i hani pothuajse çdo ditë dhe pa u menduar gjatë.

E pasur me vitaminë A, vitaminë B5 (acidi pantotenik), E, C, acid folik, kalium dhe fosfor,antioksidantë etj shega mund të quhet pa frikë një minierë e vërtetë vlerash ushqyese.

Të gjithë këta përbërës luftojnë kolesterolin e lartë, hipertensionin, arteriosklerozën, infeksionet e mishrave të dhëmbëve, kancerin e prostatës, sëmundjet e zemrës, obezitetin, parandalojnë hemorroidet, ndihmojnë gratë gjatë menopauzës.

1.Pastron gjakun: Kur thamë se është një superfrut i stinës së vjeshtës, nuk e ekzagjeruam. Shega është e pasur me flavonoide, përbërës që i bën më elastike venat, duke parandaluar kështu sëmundjet kardiovaskulare.

Kurse vitamina C pastron gjakun nga yndyrnat dhe ndihmon në një funksionim më të mirë të aparatit kardiovaskular. Këshillohet të konsumohet rregullisht gjysmë gote lëng shege, çdo mëngjes për dy muaj me radhë.

2.Balancon çrregullimet hormonale: Studimet e fundit kanë zbuluar se sheganë sajë të pranisë së madhe të antioksidantëve dhe fitoetrogjenit, kanë një veprim balancues në sistemin hormonal qoftë te burrat ashtu edhe tek gratë. Ajo funksionon si katalizator i çrregullimit të humorit te femrat në menopauzë.

Por edhe meshkujt mund t’i marrin më të mirën këtij fruti. Sidomos ata që vuajnë nga tumori i prostatës. Konsumimi i lëngut të shegës bën mirë sepse vepron si mburojë kundër qelizave të kancerit.

Lëngu i shegës shërben gjithashtu për të luftuar virozën tek fëmijët dhe njerëzit e moshës së tretë, forcon sistemin imunitar, largon toksinat nga organizmi, përshpejton trejten etj




Shtuar më 26/10/2019, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori