Simptomat e shfaqura deri tani që tregojnë infektimin me
Covid-19 janë, humbje e shijes, nuhatjes apo vështirësi në frymëmarrje, por
këto nuk janë të vetmet që lidhen me sëmundjen e Koronavirusit. Një studim ka zbuluar disa
shenja të tjera që mund të tregojë se një person është i infektuar me
Covid-19.
Një prej simptomave përfshin, skuqje ose
shenja të ngjashme në lëkurë me atë të lisë së dhenve.
Sipas një studimi të dermatologëve në Lombardi, të 88 personat që kishin rezultuar pozitiv për
Covid-19, ata zbuluan se afërsisht 20 përqind kishin
simptoma të lëkurës.
Këto simptoma konsistonin në skuqje,
shenja apo pika si ato të lisë së dhenve.
Dobësi e muskujve, marramendje
Simptoma të lehta neurologjike të tilla si humbja e shijes ose nuhatjes, dhimbje koke, marramendje, ose dobësi të muskujve, mund të shfaqen në fillim të sëmundjes.
Simptoma më të rënda neurologjike mund të zhvillohen më vonë. “Unë kam parë pacientë konfuzë dhe me një gjendje të ndryshuar mendore. Disa kanë zhvilluar inflamacion të trurit që kërkon pranim për monitorim të ngushtë neurologjik,”-tha mjeku Robert Glatter.
Komplikime kardiovaskulare
Covid-19 mund të rrisë rrezikun e mpiksjes jonormale të gjakut. Kur mpiksjet formohen në enët e vogla të gjakut, kjo mund të shkaktojë
simptoma të vogla të lëkurës. Kur mpiksjet ndodhin në mushkëri, zemër ose tru, kjo mund të shkaktojë komplikime më serioze kardivaskulare.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 12:58