EMRI/ U përplas nga makina teksa shkonte në punë, humb jetën 40-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Terviso të Italisë.

Sipas mediave italiabe bëhet fjalë për 40-vjeçarin Saimir Gjinika, i cili banonte në San Biagio.

Viktima ishte duke udhëtuar me motorin e tij për në punë kur është përplasur nga një furgon tip ‘Fiat Punto’.

Ai u transportua në gjendje të rëndë në spital, por nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve. Mësohet se 40-vjeçari, një punonjës i Atena, një kompani në zonën e Carbonera, ishte rrugës për në punë.

 


Shtuar 19.05.2023 18:56