Rreh bashkëshorten dhe thyen xhamat e shtëpisë së vjehrrës, në pranga 33-vjeçari në Fier

Një 33-vjeçar n ë Fier është arrestuar pasi ka rrahur bashkëshorten e tij dhe ka thyer xhamat e dritareve të shtëpisë së vjehrrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në Drizë, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij si edhe ka thyer xhamat e banesës së vjehrrës së tij”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 11.06.2023 10:00