Nga maskat e bukurisë te kujdesi për lulet, mënyrat më të mira si ta përdorni llumin e kafes
Mendoni se sa llumi i kafesë që hedhim çdo ditë është i padobishëm, dhe çdo vlerë që mund të ketë kafeja e keni marrë gjatë pijes së saj? Gaboni ! Llumi i kafesë është i pasur me antioksidantë dhe mund të ripërdoret në shumë mënyra.

Llumi i kafes është një aleat i përsosur për kujdesin e lëkurës, por edhe për shtëpinë, kopshtin etj. Ju mund ta përdorni atë për të shmangur milingonat, për të pastruar shtëpinë, por të hequr erën e keqe, kundër celulitit dhe shumë më tepër.

Le të fillojmë nga se si të ripërdorimin llum kafeje për bukurinë.

·Për një trajtim anticelulit miksoni llumin e kafes me sheqer ngjyrë kafe dhe me pak vaj kokosi. Pastaj masazhojini mirë trupin.

·Pas gatimit ndonjëherë mbetet erë e keqe në duart tuaja. Fshijini ato me llum kafeje pastaj shpëlajini me ujë të ngrohtë.

·Shtoni një sasi të vogël të llumit të kafes tek kënaja që përdorni për të lyer flokët. Kjo do t’i japë atyre një shkëlqim të natyrshëm.

·Për të pastruar trupin, përzieni pak vaj ulliri me llumin e kafes dhe masazhoni lëkurën.

Me llumin e kafes mund të realizoni një maskë të mirë për fytyrën tuaj. Ajo do ta mbajë të butë lëkurën.
Përbërësit:
2 lugë llum kafeje me 2 lugë pluhur kakao, 2 lugë qumësht apo kos dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni maskën në fytyrën e lagur dhe masazhojeni mirë. Lëreni të veprojë për 20 minuta.

·Vendosni llumin e kafes në zonat ku doni të largoni milingonat. Është një metodë efikase që funksionon.

·Mund të hiqni aromat e këqija të frigoriferit duke vendosur në një tas pluhur kafeje dhe ta lini aty për dy ditë. Metoda e njëjtë mund të përdoret edhe për këpucët.
Shtuar më 12/11/2019, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori