Jeni bërë nënë në moshë të re, disa këshilla që ju duhen

Prindërimi është diçka sa e bukur aq edhe e vështirë. Me siguri, është tepër e ndërlikuar për një nënë të re në moshë të rrisë fëmijën e saj.

Këto katër këshilla do t’jua bëjnë më të lehtë prindërimin në moshë të re.

1.Jepini vetes kohë

Nëse jeni nënë e rë në moshë, duhet të mos harroni t’i përkushtoni kohë vetes. Edhe pse ju keni përgjegjësi për një tjetër individ tashmë, ju nuk duhet ta harroni veten. Jepini kohë, investoni dhe zbuloni pasionet tuaja.

2.Vendosni rregull në financat tuaja

Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjë një nënë e rë është të vendosë rregull në financat e saj. Tani nuk jeni përgjegjëse vetëm për veten, por edhe për nje krijesë tjetër. Kushtojini vëmendje vendosjes së rregullit ne financat tuaja, por pa e tepruar. Mos u stresoni, sepse gjithçka do të marrë rrugën e duhur!

3.Vazhdoni studimet

Edhe në rast se jeni një nënë tepër e re në moshë, dhe nuk keni arritur të përfundoni studimet tuaja, ju nuk duhet të frikësoheni. Prindërimi nuk duhet t’ju ndalë, ndaj vazhdoni studimet për të mirën tuaj dhe të fëmijës suaj.

4.Përfitoni nga prindërimi në moshë të hershme

Mos u stresoni kurrsesi për faktin që jeni bërë nënë kaq herët. Ju duhet të shihni vetëm benefitet e kësaj gjëjë, pasi marrëdhënia juaj me fëmijën do të jetë më e ngrohtë me siguri. Diferenca e vogël e moshës do t’ju bëjë të jeni më pranë fëmijës, e të kuptoni problematikat që ka.


Shtuar 3.07.2023 13:55