Konferenca e Sigurisë në Mynih, Scholz flet për propozimin franko-gjerman

Sot ka filluar të mbahet Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku kancerali gjerman Olaf Scholz ka folur për propozimin franko-gjerman për normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Scholz tha se propozimi franko gjerman për Kosovën dhe Serbinë është pjesë e një përpjekjeje për t’u bërë më të fortë dhe më të aftë në aspektin gjeopolitik.

“Propozimi franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë është pjesë e një përpjekjeje për t’u bërë më të fortë dhe më të aftë në aspektin gjeopolitik, dhe si një aleat në komunitetin transatlantik”, thotë kancelari Scholz.