Supë e kuqe për Krishtlindje

Kjo recetë është ideale për këtë atmosferë festive, ndaj ne po j’ua sugjerojmë. 

Meqënëse është e thjeshtë dhe shumë e shijshme e madje ka ngjyrën e Krishtlindjes, ne ju këshillojmë t’a keni pjesë të tavolinës tuaj atë ditë.

Pwrbwrwsit
-6 rrepa të kuqe
-1 patate
-1 kokërr qepë
-vaj ulliri
-kripë
-piper
-4 lugë kos

Përgatitja
Rrepat pasi i kemi larë dhe qëruar i presim në copa të vogla.

Në po të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me pataten. Në një tenxhere kemi hedhur 2 lugë gjelle vaj ulliri për tu ngrohur. Në të shtojmë qepën e grirë në kubikë, pak kripë dhe pak piper dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë.

I kavardisim dhe në të shtojmë pataten dhe rrepën e prerë në kubikë. I shtojmë ujë derisa të mbulohen plotësisht.

I kontrollojmë herë pas here me anë të një piruni derisa perimet të jenë zbutur plotësisht.Më pas i shtojmë në një grirëse elektrike dhe i grijmë derisa të krijohet një masë e njejtrajtshme.

I shërbejmë në një pjatë të thellë dhe mbi masën e kuqe të krijuar shtojmë edhe një lugë kos. Ju bëftë mirë!


Shtuar 31.01.2019 22:27