Lautaro: Liverpool i fortë, por ne jemi gjithmonë protagonistë

Lautaro Martinez ka folur për mikrofonat e ‘Prime Video’ në prag të sfidës së nesërme ndaj Liverpoolit në Champions League.

“Kjo do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të miat.Jam rritur shumë si lojtar dhe ky kompeticion më ka rritur akoma dhe më shumë. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe e fortë, ku për mendimin tim nuk ka favoritë edhe pse Liverpool është shumë i fortë.

Ne kemi qënë gjithmonë protagonistë, jemi ndeshur disa herë ndaj Real Madrid këto vitet e fundit dhe kemi treguar që kemi mundësinë të luajmë si të barabartë me klubet e mëdha evropiane dhe pretedente për të fituar Championsin.

Fjalët e Klopp ndaj meje? Një koment i atillë nga një trajner i madh, janë fjalë që më bëjnë shumë të lumtur dhe e falenderoj. Nuk më kishte thënë ndonjëherë ndonjë nga trajnerët e jashtëm një fjalë të mirë.

Unë jam krenar që luaj për Interin dhe dua të vazhdojë gjatë me këtë ekip. Më kanë pritur shumë mirë që ditën e parë që kam shkelur këtu.”/h.ll/albeu.com


Shtuar 15.02.2022 15:17