Rama: Do të do krijojmë Komiteti Teknik për çmimet bazë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ngritjen e një Komiteti Teknik për çmimet bazë, krahas atij për çmimin e karburanteve.

Këtë deklaratë Rama e bëri ndërsa zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël.

“Çmimet e tjera do fillojnë të balancohen me shpresë. Për çmimet bazë po krijojmë në task forcë, po krijojmë një komitet teknik. Siç bëmë me pandeminë, që edhe këto teoritë e ekonomisë së tregut mund të sjellin probleme. Mund të kompromentosh furnizimin. Në gjendje lufte dhe do futemi në një mënyrë ose një tjetër, se ndodh. Dhe duke shtrënguar atë që bën distributor mund ta çosh në bllokim. E tendenca është ta ulësh ta çosh në cep, por mund ta bllokosh zinxhirin.” tha Rama.


Shtuar 15.03.2022 14:28