Të rinjtë, arsimimi dhe papunësia
Për InfoShqip.com nga MSc Donika Bakiu

Në asnjë moment në historinë e vendit nuk ka qenë kaq i braktisur nga të rinjtë , ata ikin dhe askush nuk bën përpjekje për ta ndalë këtë ikje masive . Kjo është zhurma e të rinjve që kërkon të bëjë presion më të madh në vendin tonë, migracioni masiv do të ketë pasoja të thella për gjithçka. Askund nuk mund të ndjehen presionet e zhurmës së të rinjve aq thellësisht sa në vendin tonë këto vitet e fundit. Të rinjtë ikin dhe tek të gjithë është problem vendi i punës. Nga ana tjetër ne kemi një rini që janë ambiciozë,por vendet e punës shkojnë në mënyrë partiake.

Të rinjtë lëvizin, nga një vend në vend tjetër dhe në qytete në vendet e largëta, ku ata janë gjithnjë e më të padëshiruar bëjnë ‘’luft뒒 deri sa sistemohen sepse vendi i tyre është kthyer në tmerr. Të rinjtë janë në vështirësi. Zakonisht pas përfundimit të studimeve të ciklit të parë por edhe të ciklit të dytë ata e kanë të vështirë, të gjejnë vend pune . Partitë në pushtet zakonisht punësojnë në bazë të aktiviteteve partiake. Një rritje e papunësisë së të rinjve është një parashikues më i mirë i trazirave sociale sesa praktikisht çdo faktor tjetër, para zgjedhjeve në vendin tonë bëhen punësime vetëm për të siguruar votat e partive në pushtet e pas zgjedhjeve premtimet mbeten të të paplotësuara.Shohim në televisione se nxënësit tanë kanë dalë në testim të dobët.

Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e 67 nga testimi ndërkombëtar PISA i vitit të kaluar, për nxënësit e shkollave të mesme. Rezultatet u bënë publike nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Sipas tyre, nxënësit e Maqedonisë së Veriut janë vlerësuar me 393 pikë për lexim, 394 për matematikë dhe 413 për shkenca natyrore.Dikush mund të thotë se ‘’edukimi nxit ambicien’’ po mundet por nga kush tek ne mësuesit janë partiakë le të thotë një drejtor shkolle që punësimet i bën vetë, kemi vite që ata vetëm emrin e kanë drejtorë shkollash ose të ndonjë institucioni tjetër dhe nuk mund të marrin asnjë vendim vetë. Pushtetarët thonë se investojnë në arsim nëse këtë e quajnë investim atëherë le për të dëshiruar, shkollat me kushte të tmerrshme, orare shumë të gjata ,nga ana tjetër papunësia e të rinjve jo partiakë po rritet e të rinjtë ikin. Nëse nuk ndalet ky tmerr atëherë do të mbetet vendi pa të rinj do të merr malli të shohësh një të ri në qytet ose fshat. Kjo është jeta në Maqedoninë e Veriut?! A ka ndonjë shpresë të vogël për të jetuar në këtë vend?!

Nga një anë tjetër dëgjojmë, shohim se si disa profesorë kërkojnë nga studentet favore seksuale ose para në këmbim të notës. Në fund të muajit maj e mbaj mend se në Klubin Feminist u denoncuan një numër profesorësh, sot e kësaj dite asgjë nuk u bë si gjithmonë në harresë!Në vend që të merreshin me problemin që ndodh, u morën me metodologjinë e hulumtimit që kishte bërë klubi feminist dhe “a janë apo jo të vërteta ato denoncime” sepse mund të ndodh të gënjejnë studentët.Sa e tmerrshme prindërit i dërgojnë fëmijët në universitet e atje paska profesorë të tillë!

A hy kjo temë në të drejtat e njeriut ose të drejtat në vendin tonë? Ose studentët nuk i konsiderojmë të tillë i marrim vetëm kur duhet të mbushen sallat e universiteteve?! Ju të nderuar që i dini këto të gjitha dhe rrini heshtur vetëm të mos i lëshoni kolltuqet a ju shkon në mendje që në të ardhmen vajzat e juaja mund të jenë një ndër këto viktima. Siç e shohim ardhmja do të shkatërrohet krejtësisht në këtë vend.
Shtuar më 12/12/2019, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori