Stuhia e madhe në Ulqin, makinat mbulohen nga pemët e shembura (FOTO LAJM)

Shi i madh dhe erëra të forta kanë goditur mbrëmë Ulqinin, duke shkaktuar dëmemëdha materiale.

Si pasojë e shtrëngatës së madhe janë dëmtuar shumë makina, drunj e shtëpi. Madje edhe në pjesën e plazhit raportohet për dëmemëdha materiale.

Në disa foto të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale shihen makinat e mbuluara nga drunjtë, në mesin e tyre edhe makina me targa të Kosovës.

Përveç Malit të Zi edhe Shqipëria është goditur nga kjo stuhi e fuqishme.
Shtuar më 10/07/2019, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori