Spitalin mobil në Shkup, ushtria vendos krevatet
Anëtarët e Qendrës Mjekësore Ushtarake brenda afatit të parashikuar tashmë kanë instaluar edhe krevatet brenda Spitalit mobilafërsiKlinikës Infektive në Shkup. Nga Armata njoftojnë se spitali ROLL-2 është i gatshëm dhe do të mund të shfrytëzohet për nevojat e shëndetit publik.

Spitali mobilafërsiKlinikës Infektive do të ketë 130 shtretër, ku pritet të trajtohen pacient me Covid-19. Punimet për montimin e tij kishin filluar me 21.03.2020 me rrënimin e objekteve rreth Klinikës.

Nuk dihet se sa do të jetë funksional ky objekt duke marrë parasysh reshjet e borës dhe përkeqësimin e motit në vendin tonë. Ushtria mëngjesin e sotëm përpos vendosjes së krevateve ka pastruar borën e cila kishte rënduar pjesën e sipërme të spitalit

/Alsat/

Shtuar më 01/04/2020, ora 16:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori