Si do të largohen emigrantët shqiptarë ilegalë nga Anglia? Sunak zbardh planin me 5 pika

Ashtu siç ishte njoftuar, kryeministri i Anglisë, Rishi Sunak, ka shpallur planin e ri me 5 pikë, për largimin e emigrantëve ilegalë shqiptarë nga Britania.

Sipas Sunak, është e padrejtë që njerëzit që vijnë ilegalisht nga vende të sigurta të zënë vend ne sistemin e azilit duke aplikuar për strehim.

Sunak thotë se kuadri global i azilit është “i vjetëruar”, duke shtuar se “shtetet armiqësore” po përdorin migrimin si armë në kufirin e Evropës, dhe efektet e ndryshimeve klimatike po i bëjnë më shumë vende “të pabanueshme”.

Ndërsa lavdëron Mbretërinë e Bashkuar për rolin e saj në marrjen e azilkërkuesve dhe njerëzve të cenueshëm, Sunak shprehet se “shumë nga përfituesit” e bujarisë së Mbretërisë së Bashkuar nuk janë njerëzit që ikin nga lufta ose persekutimi – por njerëzit që vijnë nga “vende thelbësisht të sigurta” ose që udhëtojnë, përmes kombeve të sigurta.

Plani me 5 pika:

1-Do të ketë një komandë të re, të unifikuar të anijeve të vogla, ku do të përfshihet ushtria, forcat civile dhe inteligjenca.

2-Do të ketë burime shtesë për të rritur numrin e bastisjeve të kryera nga oficerët e imigracionit

3-Vende të reja, duke përfshirë parqet e pushimeve të papërdorura, ish-sallat e studentëve dhe objektet ushtarake të tepërta, do të përdoren për të strehuar azilkërkuesit – me 10,000 hapësira të identifikuara, duke përgjysmuar shpenzimet.

4-Numri i punonjësve të çështjeve të azilit do të dyfishohet për të shkurtuar sasinë e kohës që duhet për të përpunuar kërkesat – me një premtim për të hequr ngarkesën e mbetur deri në fund të vitit të ardhshëm

5-Një marrëveshje e re me Shqipërinë, duke përfshirë oficerë të Forcave Kufitare në Aeroportin e Tiranës, udhëzim i ri që thotë se Shqipëria është një vend i sigurt, një rritje e pragut që dikush duhet të plotësojë për t’u kualifikuar si viktimë e skllavërisë moderne, një garanci nga Shqipëria se do të mbrojnë njerëzit e vërtetë, në rrezik dhe do të ngrihet një njësi e re e dedikuar me më shumë se 400 specialistë.