Kandidat për ambasador në Zvicër, Mustafa Nano: Po ndihem i llastuar

Në komisionin për politikën e jashtme, po mbahet një seancë dëgjimore me kandidatët për Kre të Misioneve Diplomatike.

Mustafa Nano, i cili është kandidat për ambasador në Zvicër, por jo rezident ka folur dhe është shprehur se dëshiron të jetë më rolin më aktiv dhe të kurojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai madje ka thënë se ndihet i ledhatuar dhe i llastuar që është pritur mirë.

Pjesë nga mbledhja:

Mustafa Nano: Do doja të ishte një moment i vecantë në jetën time. Shpresoj që puna të jetë interesante. Në Zvicër ka një rreth të madh shqiptarësh. Do mbaj fokus të vecantë te detyra ime. Unë kam vendosur të jem më aktiv se ambasadorët e tjerë në botë. Unë do doja të isha më aktiv. Do doja që roli i ambasadorit të ishte më i madh. Do kuroj marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Collaku: Më vjen mirë që vuri theksin te diaspora. E nxis dhe me entuziasmoi dëshira për këtë risi në diasporë. Me keqardhjen e madhe që Tiranës do t’i mungojë një studio ku ne flasim

Gjekmarkaj: Jemi munduar që Zvicrës ti gjejmë ambasadorë të qetë. Duhet ti kishim marrëdhëniet me cilësore, ndoshta duke dërguar atje një zhurmues do ketë ndryshim. Më vjen mirë që kemi ambasador dikë që ka shkruar libra. Shpresoj që Shqipëria të fitojë një ambasador cilësor. Besoj se ai është njeri i lirë dhe do jetë shërbëtor cilësor i vendit tonë.

Nano: Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë. Nuk kisha dyshime.