Sela: Solidarizohemi me vëllezërit tanë shqiptarë
Sot nuk ishte një ditë e zakontë për shqiptarët. Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë pa dyshim na ka goditur te gjithë neve. Falë Zotit deri tani nuk është raportuar për viktima në njerëz përpos disa të plagosurve dhe dëmeve të mëdha materiale.

Në këto momente ndajmë dhimbjen, por edhe solidarizohemi me vëllezërit tanë shqiptarë të Shqipërisë, të cilët u goditën nga kjo fatkeqësi natyrore.

Sot ne jemi pranë tyre duke i inkurajuar dhe duke u dhënë forcë, për ta tejkaluar frikën nga tërmeti i trishtë duke shpresuar se i njëjti nuk do të përsëritet më dhe se gjithçka do të rregullohet përveç kujtimit të hidhur dhe traumës.
Shtuar më 22/09/2019, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori