Rritje e numrit të të infektuarve, Filipçe: Nuk do të ketë orë policore (VIDEO)
uk do të ketë orë policore edhe përkundër asaj që sot kishim 52 raste të reja me Covid-19.

Filipçe shtoi se nuk mund të jetojmë përgjithmonë me orë policore dhe kufij të mbyllur, por shtoi se përgjegjsia tani bie tek qytetarët për mbrojtje të shëndetit të përgjithshëm.

Ai theksoi se kjo rritje e numrit të të infektuarve është për shkak se qytetarët nuk i respektojnë masat për mbrojtje e as nuk e kanë respektuar orën policore kur ishte në fuqi.

“Jo më shumë po mendojmë për masa në rajone të caktuara por do ta shohim se a do ta bëjmë edhe atë, sepse analizat tregojnë se nëse respektohen masat edhe për izolim dhe vetizolim dhe masat parandaluese nuk do të ketë nevojë për masa të tilla”, tha ministri i shëndetësisë Venko Filipce.

Në Saraj, Çair, Gazi Babë, Butel dhe Aerodrom është përqindja e madhe e të infektuarve të rinj. Për këtë ministri Filipçe tha se po analizohet mundësia për karantinimin e këtyre komunave.

“Siç e thash vijnë parasysh masa karantinimi mbyllje e atyre komunave ku ka rritje të numrit të rasteve të reja. Për atë sot nuk kemi vendosur por i ndjekim rastet edhe ditëve në vijim dhe nga fillimi i javës së ardhshme do të vendosim për vendimet”, tha ministri i shëndetësisë Venko Filipce.


Filipçe shtoi se klasteri i të infektuarve të rinj është i vjetër por ka edhe një pjesë që është nga kontaktet nga jashtë klasterit apo vatrave të infeksionit.

“Një pjesë e të infektuarve janë nga klaster të afërt me kontakte të afërt por kemi edhe një pjesë tjetër që janë kontakte edhe nga jashtë klasterët por në të gjitha rastet burimi i infektimit dihet”, tha tha ministri i shëndetësisë Venko Filipce.

Filipçe shtoi se pas alarmit për rritje të numritinfektuarve, epidemiologët kanë dalur në terren për të bërë kontrolle për shkallën e respektimit të masave. Kontrollet janë bërë në Tetovë dhe në Shtip nga ku është konstatuar se në Tetovë dhe vendet përreth nuk respektohet masa për vetizolim dhe në përgjithësi asnjë masë e Qeverisë për parandalim të përhapjes së virusit, ndërsa në Shtip nuk janë respektuar masat për transport dhe mbajtje të maskave. Epidemilogët thonë se qytetarët refuzojnë të bashkëpunojnë me institucionet gjatë anketave epidemiolgjike dhe të njejtit japin informacione të pasakta e adresa të rrejshme. Kjo vështirëson dorëzimin e vendimeve për vetëizolim.
Shtuar më 29/05/2020, ora 21:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori