Rrezikohet marrëveshja historike, Kasami nuk e jep votën pro
Seanca plenare për ndryshimet kushtetuese që u paralajmërua për sot, do të vazhdojë nesër, me fillim prej ora 12:00, pasi që ende nuk është arritur marrëveshje ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Në ndërkohë, 8 deputetët e pavarur kanë shprehur qëndrimin e tyre se janë kundër kërkesës së Lëvizjes BESA, pasi që kanë thënë se nëse pranohet kërkesa, ata nuk do të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese.

LSDM-ja nuk ka qëndrim të qartë nëse kërkesa e Lëvizjes BESA me kryetar Bilall Kasamin, për nënshtetësi e rrezikon identitetin maqedonas.

“Atë që e kemi deklaruar dhe që e tha edhe sot kryeministri Zoran Zaev, në atë qëndrojmë”, kjo ishte përgjigja e zëdhënësit dhe deputetit të LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
Shtuar më 10/01/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori