A mund t’i ndalojë Mbretëresha zgjedhjet e përgjithshme?

Me sugjerimet se Boris Johnson mund të kërkojë zgjedhje të përgjithshme për të shpëtuar punën e tij, një ekspert kushtetues ka theksuar se kjo mund të pengohet nga Mbretëresha.

Mark Elliott, një profesor i së drejtës publike në Universitetin e Kembrixhit, tha se kryeministri nuk ka “të drejtë të thërrasë drejtpërdrejt zgjedhjet e përgjithshme”.

Mbretëresha mund ta refuzojë kërkesën nëse plotësohen disa kushte, tha ai.

Sigurisht, pyetja mbetet nëse Mbretëresha do të përfshihej duke qenë se ajo përpiqet të qëndrojë larg çështjeve politike./albeu.com