Përfshihet nga flakët burgi i Idrizovës
Një zjarr është shkaktuar gjatë orëve të hershme të mëngjesit në burgun e Idrizovës.

Siç kanë informuar nga brigada e zjarrfikësve, zjarri është paraqitur pas orës 4 të mëngjesit të sotëm. Zjarrfikësit kanë informuar se zjarri ka kapur pullazin.

Për shuarjen e zjarrit është intervenuar me një makinë dhe katër zjarrfikës.

Dëmi i shkaktuar është vlerësuar rreth 15.000 denarë, ndërsa situata është vënë nën kontroll pas rreth një ore, kanë informuar nga brigada e zjarrfikësve.


Shtuar më 11/02/2019, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori